‘Kërcenin si majmunë’: Mourinho me deklarata të ashpra pas ndeshjes, Galatasary e quan ‘racist’

Klubi turk i futbollit Galatasaray ka akuzuar Jose Mourinhon për “deklarata raciste”, duke thënë se do të nisë procedim penal kundër trajnerit të Fenerbahçes për komentet e tij pas barazimit 0-0 të skuadrave në Superligë.

“Sot, diskursi i tij është përshkallëzuar përtej komenteve thjesht imorale në retorikë pa mëdyshje çnjerëzore,” tha klubi.

“Ne deklarojmë zyrtarisht qëllimin tonë për të filluar procedimin penal në lidhje me deklaratat raciste të bëra nga Jose Mourinho, dhe në përputhje me rrethanat do të paraqesim ankesa zyrtare në UEFA dhe FIFA”.

Kategoritë
LajmeSport