Kërcimi sensual me kryeministren finlandeze, këngëtari: Jemi miq, s’ka ndodhur asgjë e papërshtatshme

Ylli i muzikës rock, i cili u filmua fshehurazi duke kërcyer në mënyrë intime me kryeministren finlandeze, ka këmbëngulur se nuk janë në një lidhje dashurie.

Olavi Uusivirta, 28 vjeç, pretendoi se ai dhe kryeministrja Sanna Marin, 36 vjeçare, janë thjesht miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk kishte ndodhur mes tyre.

“Ka spekulime publike në lidhje me marrëdhënien mes meje dhe kryeministres Sanna Marin. Ne jemi miq dhe asgjë e pahijshme nuk ndodhi”, ka shkruar ai në Instagram.

Kategoritë
BotaLajme