Kërkesa botërore për arin shënoi rekord në vitin 2024

Sipas një raporti të Këshillit Botëror të Arit, kërkesa globale për arin arriti një rekord prej 4.974 tonësh në vitin 2024, e nxitur nga blerjet e bankave qendrore dhe rritja e interesit për investime.

Në raportin e tendencave të kërkesës për arin, kjo rritje, së bashku me çmimet rekord të arit, rezultoi në rritjen e vlerës totale të kërkesës në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, respektivisht në 382 miliardë dollarë, raportojnë mediat e huaja.

Bankat qendrore luajtën rol kryesor, duke blerë më shumë se 1 mijë tonë ar për të tretin vit radhazi. Në vitin 2024, blerjet e bankave qendrore arritën në 1.045 tonë, me 33 tonë të blera vetëm vetëm në tremujorin e katërt.

Kërkesa për investime gjithashtu shënoi rritje të jashtëzakonshme në baza vjetore, respektivisht me 25 për qind në 1.180 tonë, niveli më i lartë në katër vitet i udhëhequr nga një rigjallërim në fondet e tregtuar në këmbim të arit (ETFs).

Ndërkohë, kërkesa për shufra ari dhe monedha ari mbeti e qëndrueshme në 1.186 tonë, duke reflektuar interesin e qëndrueshëm të investitorëve me pakicë.

Megjithatë, sektori i bizhuterive u përball me sfida, me kërkesën vjetore që ra me 11 për qind në 1.877 tonë, pasi çmimet e larta rekord të arit ulën interesin e konsumatorëve, veçanërisht në Kinë ku kërkesa ra me 24 për qind me një ritëm vjetor.

Kërkesa për bizhuteri në Indi, nga ana tjetër, tregoi elasticitet duke regjistruar rënie prej 2 për qind, pavarësisht mjedisit me çmim të lartë.

Kërkesa në sektorin e teknologjisë u rrit me 7 për qind nga viti i kaluar në 326 tonë, mbështetur nga rritja e përdorimit të arit në aplikacionet e inteligjencës artificiale (AI) dhe elektronikë.

Oferta e përgjithshme e arrit u rrit me 1 për qind krahasuar me vitin 2023, duke arritur rekord prej 4.794 tonësh, e gjithë kjo falë rritjes së prodhimit dhe riciklimit të minierave.

Louise Street, analiste e lartë e tregjeve në Këshillin Botëror të Arit, tha se viti 2024 ishte një vit historik për arin, i karakterizuar nga çmime rekord dhe modele luhatëse të kërkesës.

Bankat qendrore ruajtën dominimin e tyre në treg, veçanërisht në tremujorin e parë dhe të katërt, derisa një ringjallje e interesit të investitorëve perëndimor ushqeu flukse hyrëse të konsiderueshme të ETF-së në gjysmën e dytë të vitit.

Duke parë përpara, Street theksoi se bankat qendrore do të vazhdojnë të luajnë rol udhëheqës në nxitjen e kërkesës për arin në vitin 2025.

“Nga ana tjetër, dobësia e bizhuterive duket se do të vazhdojë pasi çmimet e larta të arit dhe rritja e butë ekonomike shtrëngon fuqinë e shpenzimeve konsumatore. Pasiguria gjeopolitike dhe makroekonomike duhet të jenë tema mbizotëruese këtë vit, si një mbështetje e rrezikut ndaj kërkesës për ar”, shtoi ajo.

Kategoritë
BotaLajme