Kërkohet dorëheqje apo lirim nga detyra të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në Ferizaj

Lidhur me vrasjen mizore të 18 vjeçares Marigona Osmani, ka reaguar edhe Bedri Elezi Drejtor për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, i cili tha se ky rast tregon qartë se si kriminel të tillë janë lënë të lirë dhe i’u është mundësuar të kryejnë këtë veper kriminale e ç’njerëzore ndaj Marigonës, duke kërkuar dorëheqjen e institucioneve të drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Vrasja mizore e 18 vjeçares Marigona Osmani, është shembulli trishtues dhe kriminal në regjionin e Ferizajt, njëherësh është treguesi më i mirë se institucionet e drejtësisë në Ferizaj janë tejët të kriminalizuar dhe veprojnë vetem me porosi të pronarëve të cilët e kanë sjellur aty. Ky rast tregon qartë se si kriminel të tillë janë lënë të lirë dhe i’u është mundësuar të kryejnë këtë veper kriminale e ç’njerëzore ndaj Marigonës.

Kryeprokurori i Ferizajt, Prokurorët e rastëve të mëhershme të këtyre kriminelëve si dhe Kryetari i Gjykatës dhe Gjygjtarët e rastëve të më hershme të këtyre krimineleve, duhet menjëherë të japin dorëheqje ose të lirohen nga dertyra, dhe poashtu menjëherë ndaj tyre të inicohet proceduara ligjore për neglizhencë të qëllimshme në rastët e këtyre kriminelve.

Familjes të ndjerës i shpreh ngushëllime të sinqerta, ndërsa organet të cilat merrën me mbikëqyrjën e institucioneve të drejtësisë, siq janë Policia, Prokuroria dhe Gjykata në regjionin e Ferizajt të vendosen para përgjegjësisë dhe raste të tjera të tilla kurr mos të përsëriten, në të kundërtën do inkurajohën edhe kriminel të tjerë për vepra të tilla.

Kategoritë
LajmeVendi