Kërkohet punësime aty ku mungon stafi shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ka hapur 400 vende të reja punë për staf shëndetësor. Ekspertët shëndetësorë thonë se është e rëndësishme që punësimet të bëhen në ata sektorë ku ka mungesë stafi.

Qeveria e Kosovës ka  ndarë buxhet për  punësimin e profesionistëve të rinj shëndetësorë.  Për kujdesin parësor shëndetësor janë aprovuar 300 pozita të reja, ndërsa për kujdesin dytësor dhe tretësor  janë aprovuar 100 pozita për kategoritë me prioritet.

Profesori i Fakultetit të  Mjekësisë, Ilir Tolaj, nuk duket shumë optimist për këto punësime. Ai shpreson që këto të mos bëhen për përfitime politike.

 

Kategoritë
LajmeShëndetësi