Kërkoi të vdekur dhe u dha dorën njerëzve të padukshëm, Biden i kërkohet të kryejë test inteligjence

Veprimet dhe deklaratat e fundit të presidentit amerikan Joe Biden kanë ngjallur dyshime rreth shëndetit të 79-vjeçarit. Doktoresha Nikoll Safir kërkon që kreu i shtetit t’i nënshtrohet një testi inteligjence nëse është i aftë për të qëndruar ende në detyrë.

Pyetja që ngjalli reagime në të gjithë botën ka shqetësuar mjekët në Shtetet e Bashkuara rreth shëndetit mendor të presidentit Joe Biden.

Doktoresha e Qendrës së Kancerit, Nicole Saphire ka bërë thirrje që amerikanët duhet të kenë transparencë rreth shëndetit të Biden, pas gafave të njëpasnjëshme të presidentit.

“Amerikanët nuk mund t’i injorojnë shenjat shqetësuese të presidentit. Biden duhet t’i nënshtrohet një testi psikologjik dhe t’u japë qytetarëve transparencën që meritojnë,” tha ajo.

Konstatimet e doktoreshës Saphire, vijnë pasi zoti Biden kërkoi në mes të të pranishmëve në një konferencë në Uashington ish-kongresmenen Jackie Walorski e cila ndërroi jetë në muajin gusht dhe demokrati bëri për të një deklaratë ngushëllimi.

Përveç doktoreshës, edhe gazetari profesionist i ’60 Minutes’ Scott Pelley e pyeti presidentin nëse ai është i aftë për të bërë këtë punë.

Krahas këtyre presidenti ka shqetësuar publikun dhe videot e tij janë bërë virale pasi Biden shfaqej në fund të fjalimit duke i dhënë dorën personave që nuk ekzistonin.

79-vjeçari përballet edhe me kritika të gjera që e kanë rrëzuar Partinë Demokratike në sondazhe për shkak të inflacionit tepër të lartë në Shtetet e Bashkuara, për të cilin Biden fajëson luftën në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme