Këshilli i Prindërve kundër mbajtjes së mësimit të shtunave

Nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, kanë bërë të ditur se janë kundër mbajtjes të procesit mësimor gjatë të shtunave.

Përmes një reagimi, ata kanë thënë se nuk duhet të mbahet mësimi më zor.

“JO – shkollës të shtunave! JO – mësimit me zor!. Fëmijët kanë të drejta – obligohemi t’i mbrojmë!”, kanë shkruar në Facebook.

Ndërsa, MAShTI përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat. po ashtu, kanë bërë të ditur se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor të cilat duhet të zëvendësohen dhe kjo do të inspektohet.

Tutje, ministria tregon se në muajt në vijim mund të ketë çrregullime potenciale që mund të shkaktohen nga problemet e furnizimit me energji elektrike andaj, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit, është jo vetëm i dëmshëm, por edhe qëllimkeq e tendencioz./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi