Këshilli i Sigurimit i OKB-së njëzëri vendos sanksioneve ndaj grupeve kriminale në Haiti

Këshilli prej 15 anëtarësh miratoi njëzëri një rezolutë të hartuar nga SHBA dhe Meksika

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) vendosi sanksione ndaj grupeve kriminale në Haiti, duke përfshirë ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe embargon e armëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli prej 15 anëtarësh miratoi njëzëri një rezolutë të hartuar nga SHBA dhe Meksika.

Rezoluta synon në mënyrë specifike liderin e bandës Jimmy Cherizier, i njohur gjithashtu me pseudonimin “Barbecue”.

Shteti i Karaibeve është përballur me një sërë katastrofash në vitet e fundit, duke përfshirë tërmetet shkatërruese, trazirat politike dhe dhunën e shfrenuar të bandave.

Grupet e fuqishme kriminale kanë bllokuar terminalin kryesor të vendit që nga shtatori, duke dëmtuar furnizimet bazë si uji dhe ushqimi dhe duke penguar funksionimin e bizneseve dhe spitaleve.

Gjithashtu, kolera është rishfaqur në Haiti këtë muaj me dhjetëra të vdekur mes mungesës së ujit dhe furnizimeve të tjera bazë.

Kategoritë
BotaLajme