Këshilli turk i shkencës dhe teknologjisë prezanton raketat e reja për dronë

Në panairin e madh të mbrojtës në Stamboll, trupi kryesor i Turqisë për promovimin e shkencës prezantoi raketat e reja të krijuara posaçërisht për mjetet ajrore pa pilot, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne prezantuam municionin e ri të krijuar posaçërisht për dronët”, tha për AA, Gurcan Okumus, i cili drejton Institutin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Industrive të Mbrojtjes të Këshillit Kërkimor të Shkencës dhe Teknologjisë së Turqisë (TUBITAK).

Panairi katër ditor ndërkombëtar i industrive të mbrojtjes (IDEF) u hap të martën në metropolin turk.

Duke shtuar se instituti kërkimor përditësoi më parë familjen e raketave Bozok për dronët, ai tha se tani janë duke bërë të njëjtën gjë për raketat Kuzgun. “Do të ketë variante (100-kg) Kuzgun, domethënë motor me rënie të lirë, motor avioni dhe lëndë djegëse të ngurta”, theksoi Okumus.

Ai tha se instituti po punon për të përshtatur të gjithë municionet për përdorim nga dronët. Duke treguar se si dronët turq kohët e fundit dëshmuan aftësinë e tyre, ai tha se tani dronët do të jenë edhe më të fortë falë municionit të ri.

Analistët e industrisë së mbrojtjes në Turqi dhe jashtë saj kanë përshëndetur performancën dhe rritjen e pjesës së tregut të dronëve të prodhuar nga Turqia.

– Pajisje të reja udhëzuese

Gjatë dekadës së fundit, disa kompani turke të mbrojtjes dhe aviacionit si Aselsan, Baykar, Roketsan dhe TAI, fituan popullaritet mbarë botëror dhe hynë në radhët e kompanive më të mëdha në botë.

Duke prekur pajisjet udhëzuese Gozde dhe Gokce, Okumus tha se këto pajisje përdoren me seritë e bombave Max 82 dhe Max 83.

Sipas tij, Instituti i kërkimit të mbrojtjes zhvilloi këto pajisje me kokë dhe krahë të rinj lazer për përshtatjen e dronëve në përfshirjen e objektivave në lëvizje.

Ai shtoi se pajisjet, të cilat do të jenë gati këtë vit dhe vitin e ardhshëm, mund të përdoren gjithashtu nga avionët dhe helikopterët.

Okumus theksoi se instituti po zhvillon familje të reja produktesh për dronë.

Kategoritë
BotaLajme