Këshilltari i Presidentes: Serbia po e nxit situatën në Veri, s’ka njësi speciale atje

Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po e nxit situatën në veri, derisa ka bërë thirrje që të mos besohen informatat se atje po dërgohet Njësia Speciale.

“Kini parasysh se informacionet për dislokimin e njësive të Policisë Speciale të Kosovës në veri nuk janë të vërteta. Aty operojnë njësitë e rregullta policore.Për informacione zyrtare, ndiqni njoftimet e Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai tha se Serbia po përdor dezinformata të përgjithshme për të mbjellë destabilitet dhe për të provokuar (ri)aksione në veri të Kosovës.

“Detyrimi i serbëve të Kosovës nga Serbia për t’u larguar (madje edhe përkohësisht) nga institucionet e Kosovës duket se është gjithashtu një përpjekje e Vuçiqit për të minuar progresin dhe nismat e fundit në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai po ndjek paradigmën e Millosheviqit: zjarrvënës ditën, “paqebërës” natën”, ka thënë VelaEdhe Policia e Kosovës ka mohuar raportimet se Njësia Speciale është nisur në veri pas largimit të serbëve nga institucionet.   Edhe Policia e Kosovës ka mohuar raportimet se Njësia Speciale është nisur në veri pas largimit të serbëve nga institucionet.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi