Këshilltarja e Kurtit: Komuna e Preshevës nuk po qeveriset, por po zhvatet

Këshilltarja e Kurti dhe njëherësh ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka pasur kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale në këtë komunë.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo komunë nuk po qeveriset, por po zhvatet nga individët që e kanë kapur institucionin përmes kontrabandimit dhe korruptimit.

“Kjo u pa edhe sot. Në seancën e Kuvendit Komunal. U mbajt në limitet e afatit ligjor. Se Komuna e Preshevës është realisht edhe pa Kuvend Komunal. Për herë të parë votohet brenda një seance edhe Rebalansi i Buxhetit edhe Buxheti.

Komuna e Preshevës është realisht pa kryetar Komune. Që sot nuk foli as për Rebalans të Buxhetit”.

Tutje, Sinani tha se kryetari I kësaj komune, Shqipërim Arifi në vend se të prezantonte buxhetin, ai sipas saj, linçoi, denigroi, ofendoi dhe shpifi.

“Iku. U fsheh. Nuk fliste se ku ka vendosur t’i shpenzojë paratë e qytetarëve. E sidomos për çka. Në pikën ku sipas Rregullores do të duhej të prezantonte buxhetin, ai linçoi, denigroi, ofendoi dhe shpifi. Kjo ishte strategjia. E natyrisht se e ndihmoi kryetari i Kuvendit. Me metoda selektive dhe me tolerim të gjuhës së urrejtjes, Sami Salihu u ridëshmua si patericë e shefit të tij të vërtetë. Shërbëtor i Shqiprim Arifit”.

Për fund, Sinani tha se komuna e Preshevës ka nevojë urgjente për institucione demokratike qeverisëse në shërbim të interesit të përgjithshëm.

“Një qeverisje që bashkë me qytetarët planifikon buxhetin komunal. Që ju tregon ku do investohen paratë e tyre dhe sidomos që nuk keqpërdoren.

Këtë nuk e bën ky pushtet i kontrabandimit. Ky pushtet i zhvatjes. U pa sot. Përsëri”.

Kategoritë
LajmeVendi