Këta janë deputetët e ardhshëm të AAK-NISMA

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit.

Një listë e publikuar me rezultate për deputetë deri më tani për kandidatët të AAK-së dhe NISMA-së në nivel qendror, vërehet se emra të shquar në partinë e Haradinajt dhe Limajt do të jenë jashtë Kuvendit të Kosovës. Siç bëhet me dije, ende kanë mbetur pa u numëruar shumë kuti në Malishevë dhe Gjakovë e që ka mundësi reale të lëvizin numrat, megjithatë deri tani si deputetë të Kuvendit të Kosovës, shihen Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Lahi Brahimaj, Albanë Bytyqi e Arbëreshë Krasniqi.

Votat e deputetëve të ardhshëm:
1. Ramush Haradinaj – 32,163
2. Daut Haradinaj – 19,030
3. Fatmir Limaj – 16,343
4. Time Kadriaj – 13,496
5. Bekë Berisha – 10,889
6. Lahi Brahimaj – 7,820
7. Albana Bytyqi – 7,542
8. Arbëreshë Krasniqi – 7164.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi