Marrja e provimit të shoferit për shumicën e njerëzve kalon me nervozizëm dhe stres. Prandaj, nuk është për t’u habitur që shumë nuk e kalojnë provimin e shoferit nga hera e parë.
Ka shumë arsye pse kandidatët në autoshkollë dështojnë në provimin e shoferit. Këto mund të jenë moti i keq, nervozizmi, mungesa e përqendrimit, pakujdesia, por disa raste bien edhe në kategorinë e komikeve.
Dështimet më të çuditshme në autoshkollë
Regtransfers, një furnizues britanik i targave private, iu drejtua grupeve në Facebook dhe forumeve në internet për të mësuar se si njerëzit kanë dështuar në provimin e shoferit. Në fund, gjetën disa nga incidentet më qesharake dhe më të turpshme që është e vështirë t’u besosh.
Laura: “Shoqja ime e pengoi (krejt rastësisht) instruktoren e shoferit pak para provimit. Ajo qeshi histerikisht gjatë gjithë provimit.”
Danni-Lea: “Kur bëra provimin, ndalova në një kodër, makina nisi të shkojë mbrapa, fillova të qaj, dola nga makina dhe thjesht u largova për në shtëpi duke e lënë instruktorin tim aty.”
Natasha: “U përplasa me një makinë që qëndronte në poligon. Ekzaminuesi më la vetëm në makinë me mbrojtësen e varur.”
Charlotte: “Shoku im i shkollës tentoi të parakalonte një kolonë të gjatë që po priste trenin në kalimin hekurudhor.”
Jasmin: “Hera e parë që dështova, nuk ndalova në vendkalimin e këmbësorëve ndërkohë që një këmbësor ishte aty. Herën e dytë pothuajse shtypa një mace.”
Kim: “Në provimin tim të dytë, instruktori më tha të kaloj drejt përmes rrethrrotullimit, dhe unë e mora shumë fjalë për fjalë dhe shkova drejt përmes rrethrrotullimit! Sigurisht që dështova përsëri.”
Josh: “Kalova pranë Gordon Ramsay-t dhe isha aq i tronditur sa që gati shtypa dikë në vendkalimin e këmbësorëve.”
Kyle: “Frenim i papritur në mes të rrugës kur e ngatërrove diellin me dritën e kuqe.”
Sarah: “Po vozisja me dritaret e hapura dhe një bletë hyri brenda. Po përpiqesha të kthehesha në vendparkim ndërsa e godisja bletën me tërbim. Përfundova duke u parkuar diagonalisht mbi dy vija me një gomë mbi trotuar… dhe ekzaminuesi nuk e pa bletën. Ai mendoi se isha e çmendur.”