KFOR-i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se duhet dialog politik

KFOR-i ka thënë se hapja e Urës së Ibrit bëhet me dialog, pas iniciativës së asamblistes së VV-së, Aida Doli.

Për dy dekada e ndau qytetin.

Ura e Ibrit që u ndërtua për të bashkuar qytetin e Mitrovicës u bë simbol i ndarjen në baza etnike.

Shumë përpjeke pati për hapjen e saj, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gjithçka pritet të ndryshojë pas vendimit që Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut mori të premten për hapjen për qarkullim si mundësi për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

E pikërisht këta të fundit po e mirëpresin këtë vendim.

 

Megjithatë ka prej atyre që nuk janë në njohuri për një gjë të tillë.

Mirëpo, nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për T7 kanë deklaruar se kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut.

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”

Me vendimin për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim s’u pajtua emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili, ditë më parë theksoi si moment jo të duhur.

“Ne ende duhet të përballemi me këtë në baza ditore, derisa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë për të hapur urën dhe atmosfera dukshëm nuk është e duhur për këtë. Për këtë, unë dua që të përdor këtë panel që të dërgoj një mesazh, kjo është platform e drejtë, ky plan, është një plan “ëin-ëin”, ka shumë përfitime për të dyja palët, duhet të respektojnë vijat e kuqe. Ky plan do të sjellë stabilitet për rajonin, duhet të normalizohen marrëdhëniet”

E gjitha iniciativa për hapjes e urës për qarkullim nisi pas një iniciative të asamblistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli.

Kategoritë
LajmeVendi