KFOR-i turk kryen patrullë në pjesën lindore të Kosovës

“Kryerja e patrullimeve të tilla është kyçe drejt sigurimit të zhvillimit të vazhdueshëm të një Kosove stabile dhe paqësore në terren”, njofton KFOR-i.

Ushtarët e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) nga radhët e Republikës së Türkiye-s (Turqisë), kanë kryer një patrullë të pavarur në pjesën lindore të Kosovës ditën e djeshme.

Gjatë patrullimit të tyre Forcat e Armatosura Turke kanë kryer patrulla në këmbë përgjatë zonës së tyre të operacionit në Kosovën lindore me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe garantues për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë siç është e mandatuar edhe me Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kryerja e patrullimeve të tilla është kyçe drejt sigurimit të zhvillimit të vazhdueshëm të një Kosove stabile dhe paqësore në terren dhe mundëson dialogun e nevojshëm ndërmjet BE-së, NATO-s dhe partnerëve kyç në rajon”, njofton KFOR-i.

Aktualisht, KFOR-i në Kosovë ka rreth 3 mijë trupa, nga 27 shtete, përfshirë vendet anëtare të NATO-s dhe parterë të tjerë.

Kategoritë
LajmeVendi