Kharkivi i shkatërruar: Mijëra ndërtesa të dëmtuara

Ushtria ukrainase pretendon se ka rimarrë kontrollin e qytetit verilindor të Kharkivit

Pamjet nga Kharkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, tregojnë zona të shkatërruara me shumë ndërtesa të shkatërruara teksa forcat ruse tërhiqen nga zona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria ukrainase pretendon se ka rimarrë kontrollin e qytetit verilindor të Kharkivit.

Bombardimet dhe granatimet e përditshme ruse dëmtuan mijëra ndërtesa dhe qindra u shkatërruan plotësisht.

Të paktën 3.309 civilë janë vrarë dhe 3.493 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi një luftë kundër vendit më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së. Dyshohet se shifra reale do të jetë shumë më e lartë.

Më shumë se 5.8 milionë njerëz kanë ikur në vendet tjera dhe rreth 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Kategoritë
BotaLajme