Kick boksierja shqiptare shpallet kampione bote për të dytën herë

Kick boksierja shqiptare Ilda Lelo, ka mbojtur titullin kampione bote në Kick Boks për peshën 62.5 kg.

Lelo garoi në “WKU World, World Kickboxin Union”, për femra, kometicion i cili u mbajt në pallatin e sportit në qytetin e Vlorës.

Kick boksierja shqiptare mundi të triumfonte ndaj sportistes turke, Tugba Gyl Bozkya, pas pesë raundesh.

Kjo fitore bëti që Ilda Lelo të mbrojë dhe për të dytën herë titullin e saj si kampione bote në këtë sport.  shqiptare që ta mbrojë titullin për herën e dytë.

Vetë trajneri i FughtClub Vlora, Alban Alikaj e ka cilësuar një mbrëmje të mrekullueshme dhe një arritje të madhe, ndërkohë që e emocinuar u shfaq dhe vetë kick boksierja përballë të pranishmëve të shumtë në tribuna.

/GazetaSinjali/

Kategoritë
LajmeSport