Kiev: Kemi goditur një anije zbarkimi ruse, numri i ushtarëve rusë të vrarë është mbi 25 mijë

Në deklaratën e bërë nga Komanda e Operacionit Jugor të Ushtrisë së Ukrainës, u raportua se është goditur një anije e marinës ruse e ankoruar në Ishullin e Gjarpërinjve, e cila ishte kthyer në një pikë kyçe në Detin e Zi.

Ushtria ukrainase njoftoi se u vu në shënjestër anija detare e zbarkimit e klasës “Serna” e marinës ruse e ankoruar në Ishullin e Gjarpërinjve.

Vazhdon lufta, e cila filloi me sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Në deklaratën e bërë nga Komanda e Operacionit Jugor të Ushtrisë së Ukrainës, u raportua se është goditur një anije e marinës ruse e ankoruar në Ishullin e Gjarpërinjve, e cila është kthyer në një pikë kyçe në Detin e Zi.

Mësohet se anija u neutralizua nga një sulm ajror.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës deklaroi se anija në fjalë është një mjet zbarkues i klasit “Serna”.

  • Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri të ditur se numri i ushtarëve rusë që humbën jetën në luftën e cila po vazhdon që nga 24 shkurti ka kaluar 25 mijë.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në lidhje me humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 7 maj, raportohet se ushtria ruse ka humbur 200 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit.

Në deklaratë thuhet se ushtria ruse ka humbur gjithsej 25 mijë e 100 ushtarë dhe 199 avionë, 155 helikopterë, 1.122 tanke, 2 mijë e 713 automjete të blinduara, 509 artileri, 172 sisteme raketash dhe 84 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin rusëve u shkatërruan.

Gjithashtu bëhet e ditur se forcat ruse kanë humbur 1.934 automjete, 11 anije, skafe të lehta dhe 341 mjete ajrore pa pilot, si dhe 90 raketa lundrimi të lëshuara nga rusët janë rrëzuar dhe shkatërruar nga njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes më 25 mars, ishte njoftuar se 1.351 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë.

  • Rusia teston sistemin e ri raketor kundër nëndetëseve në Detin e Japonisë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se është testuar me sukses në Detin e Japonisë një sistem i ri raketor anti-nëndetëse.

Ndërsa marrëdhëniet Rusi-Japoni hynë në një periudhë të tensionuar pas sanksioneve të vendosura për shkak të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, nga Moska erdhi një lëvizje që shkakton rritjen e tensionit në rajon.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se versioni i fundit i një sistemi raketor anti-nëndetëse është testuar me sukses në Detin e Japonisë.

U vu re se raketa e lëshuar me sistemin “Otvet” nga një luftanije e tipit Corvette në flotën ruse të Paqësorit, goditi me saktësi objektivin e përcaktuar nënujor.

Hapi i Moskës u interpretua si një kërcënim (sfidë) për Japoninë dhe aleatin e saj më të madh në rajonin e Paqësorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Raketat e lëshuara me sistemin “Otvet”, i cili ka një rreze qitje deri në 50 kilometra, mund të godasin objektivat 800 metra nën det.

Kategoritë
BotaLajme