Kim ashpërson masat, kjo i gjen prindërit e fëmijëve që shohin filma të Hollywood-it

Prindërit në Korenë e Veriut, që i lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it, janë paralajmëruar që do të dërgohen në kampe.

Këto masa ekstreme vijnë në vazhdën e politikës strikte të vendit diktatorial ndaj prodhimeve filmike apo mediatike që vijnë nga jashtë.

Edhe pse në të shkuarën, prindërit mund t’ia hidhnin në këto raste me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre kapeshin me filma të huaj, tashmë masat janë rreptësuar.

Pyongyang i ka përshkallëzuar përpjekjet për të ndaluar çdo lloj materiali të huaj nga vendi i Azisë Lindore.

Më konkretisht, prindi i një fëmijë të kapur duke parë filma të huaj, apo programe televizive të huaja, do të dërgohen në kampe pune për gjashtë muaj. Kurse, fëmijët e tyre do duhet të shërbejnë për pesë vite.

Po ashtu, raportohet se qytetarët që do të kapen duke folur, kërcyer apo duke kënduar si koreano-jugorët, do të shërbejnë gjithashtu gjashtë muaj, ndërsa prindërit e tyre do të kenë një fat  të ngjashëm.

Mediat e huaja, veçanërisht çdo gjë që konsiderohet si “perëndimore”, është rreptësisht e ndaluar në Korenë e Veriut, vendin diktatorial që i “shpëlan” trurin qytetarëve të saj për të siguruar mbështetje për regjimin në pushtet.

Kategoritë
BotaLajme