Kina anulon bisedimet e mbrojtjes me SHBA-në për shkak të vizitës së Pelosit në Tajvan

Pekini i cili e konsideron Tajvanin si pjesë të saj, tha se vizitën e Pelosit e konsideron si “shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial” dhe paralajmëroi se do të ndërmerr kundërmasa të ashpra

Kina njoftoi se si kundërmasë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, ka ndërprerë disa mekanizma të bashkëpunimit dhe dialogut dypalësh me administratën e Washingtonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme thuhet se janë anuluar 3 mekanizma të dialogut në fushën e mbrojtjes si dhe janë pezulluar 5 mekanizma të dialogut në fushën e migracionit të paligjshëm, bashkëpunimit gjyqësor, krimeve përtej kufijve, luftën kundër lëndëve narkotike dhe ndryshimit klimatik.

Bëhet e ditur se në fushën e mbrojtjes mes Kinës dhe SHBA-së nuk mund të mbahen më bisedimet e komandantëve të frontit, bisedimet për koordinimin e politikës së mbrojtjes si dhe bisedimet për marrëveshjen konsultative detare ushtarake.

Gjithashtu janë pezulluar bisedimet për ndryshimin klimatik dhe mekanizmat e bashkëpunimit në luftën kundër drogës, krimeve përtej kufijve, ndihmës gjyqësore dhe emigracionit të paligjshëm.

Qeveria e Pekinit ka njoftuar se do të zbatojë sanksione ndaj Pelosit dhe familjes së saj.

Pekini i cili e konsideron Tajvanin si pjesë të saj, tha se vizitën e Pelosit e konsideron si “shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial” dhe paralajmëroi se do të ndërmerr kundërmasa të ashpra.

Kategoritë
BotaLajme