Një përgjigje ka ardhur nga Kina, pas tarifave të vendosura nga administrata e Trump.
Pekini njoftoi se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha mallrat amerikane.
Kjo do të hyjë në fuqi nga 10 prilli.
Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar tarifat 54% ndaj Kinës, të cilat përfshijnë detyrimet e mëparshme tashmë të vendosura.