Kina “merr në mbrojtje” Rusinë. Liderët Xi dhe Putin: Aleanca jonë më e fort se kurrë

Lufta në Ukrainë e ka izoluar Rusinë nga aktorët politik perëndimorë, teksa lideri rus Putin afrohet gjithnjë e më shumë me gjigantin aziatik, Kinën.

Shefi i Kremlinit zhvilloi një telefonatë me liderin kinez Xi sa i përket temave të bashkëpunimit dypalësh dhe shqetësimeve më të gjera të sigurisë.

Kina është e gatshme të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të bashkëpunimit dypalësh me Rusinë,” tha ministria e Jashtme kineze.

“Jemi të gatshëm të vazhdojë mbështetjen e ndërsjellë për Rusinë në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore, si sovraniteti dhe siguria, dhe për të thelluar koordinimin strategjik”, ishte mesazhi i presidentit Xi për Putinin.

Rusët ndërkaq mbështesin shqetësimet e Kinës për Tajvanin dhe Hong Kongun duke i cilësuar ndërhyrje në punët e brendshme deklaratat perëndimore për vendin ishullor.

Sa i përket Ukrainës, kinezët ishin evaziv, duke kërkuar që të mbështesin Rusinë por edhe të kenë një qëndrim të qartë si aktor global të sigurisë.

“Kina ka bërë gjithmonë gjykime të pavarura bazuar në kontekstin historik dhe sa i përket çështjes së Ukrainës. Kina ka kërkuar të promovojë paqen botërore dhe stabilitetin e rendit ekonomik global, tha Xi.

“Të gjitha palët duhet të kërkojnë zgjidhjen e duhur për krizën dhe në mënyrë të përgjegjshme. Kina do vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim,” tha Xi pa dhënë detaje.

Kjo është biseda e dytë mes dy liderëve, teksa udhëheqësi kinez ende nuk e ka telefonuar Presidentin Volodymyr Zelenski.

Pekini është në të njëjtën valë me Moskën për dërgesat e armëve të Perëndimit në Ukrainë, të cilën e sheh si zgjatje të qëllimshme të konfliktit.

Kategoritë
BotaLajme