Kina: NATO po sfidon paqen në botë

“NATO po sfidon sistematikisht paqen dhe stabilitetin botëror. NATO pretendon të jetë një organizatë rajonale mbrojtëse, por në realitet  vazhdon të depërtojë nëpër rajone dhe territore, duke nisur luftëra kudo dhe duke vrarë civilë të pafajshëm”.

Është ky reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Zhao Lijian, ndaj ‘kërcënimit kinez’ të Konceptit të ri Strategjik të zhvilluar nga Aleanca Atlantike gjatë samitit të Madridit, shkruan la repubblica.

Zhao shtoi se NATO “ka shtrirë tentakulat e saj në Azi-Paqësor në një përpjekje për të nxitur mentalitetin e Luftës së Ftohtë, kur në fakt është një zonë paqeje dhe stabiliteti, bashkëpunimi dhe zhvillimi”.

Kategoritë
BotaLajme