Kina, rol kyç në përfundimin e luftës, Presidenti i KiE-s 3 orë takim me Xi Jinping

Këshilli Evriopian shprehet optimist në rolin kyc që ka Kina për të mundësuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Është kjo deklarata e kreut të KiE-së, Charles Michel, pas takimit tre orësh që ai zhvilloi me Presidentin Xi Jinping.

Gjatë takimit në Pekin, i cili zgjati rreth tre orë, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, “theksoi se BE-ja beson se Kina, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do t’i kërkojë Rusisë të respektojë parimet themelore të Kartën e OKB-së”.

Gjithashtu, Michel se Kina do të luajë një rol kyç në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Të dy liderët theksuan se kërcënimet bërthamore janë të papërgjegjshme dhe shumë të rrezikshme, shpjegoi zëdhënësi i Michel, Barend Leyts në fund të takimit mes presidentit të Këshillit të BE-së dhe Xi Jinping.

Pavarësisht këtij optimizmi, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov thekson se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit nuk do të rivendosen pas luftës.

Në një konferencë për shtyp mbi sigurinë europiane, Lavrov theksoi se është e qartë se edhe nëse në një moment fqinjët e Rusisë perëndimorë dhe ish-partnerët befas interesohen për të rivendosur në një farë mënyre marrëdhëniet me Rusinë për sigurinë europiane, nuk do të ndodhë diçka e tillë.

Kreu i diplomacisë ruse theksoi se vendi i tij nuk do të të ketë të njëjtat marrëdhënie si zakonisht me Perëndimin, i cili, sipas tij, po kërkon vazhdimisht të krijojë përçarje. Lavrov më pas akuzoi përsëri SHBA-në për “ndikimin” e tyre në Europë kundër Rusisë, duke thënë se “Europa po vrapon pas SHBA-së dhe dëshirës së saj për të përdorur situatën në Ukrainë kundër Rusisë”.

Kategoritë
LajmeVendi