Kinezët bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur Vitin e Gjarprit

Shumë njerëz u angazhuan në mbarë Kinën për zbukurimet dhe përgatitjet tradicionale që pasqyrojnë pasurinë kulturore kineze

Kinezët po bëjnë përgatitjet e fundit për festimet e Vitit të Ri kinez, që shënohet nesër, 29 janar, raporton Anadolu.

Shumë njerëz u angazhuan në mbarë Kinën, përfshirë edhe në qytetin Foshan, provinca Guangdong, për zbukurimet dhe përgatitjet tradicionale që pasqyrojnë pasurinë kulturore kineze.

Në përgatitje u përfshinë edhe kaligrafët të cilët me artin e tyre zbukurojnë dhe përgatisin pankartat tradicionale kineze, në të cilat duhet shkruar kuplet me dy vargje poezi.

Kjo është një traditë e rëndësishme kineze dhe çdo familje ngjit një kuplet të këtillë në dyert e tyre për të shprehur dëshirat e tyre dhe për të rritur atmosferën festive gjatë Festivalit të Pranverës.

Festimet tradicionalisht shoqërohen me paraqitje ekstravagante me figura shumëngjyrëshe.

Sipas kalendarit kinez, viti 2025 shënon Vitin e Gjarprit. Kalendari kinez mund të përshkruhet si një cikël 12-vjeçar i përfaqësuar nga 12 kafshë të ndryshme.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme