Kishte kamerën në dorë, dhëndri filmon rastësisht vjehrrën duke rënë për vdekje nga shkëmbi (Video)

Një alpinist në Turqi ka filmuar pa dashje momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçare bie nga një shkëmb në 70 metra lartësi. Ngjarja ndodhi në sy të familjarëve të saj  ndërsa për fat të keq e moshuara nuk mundi që të mbijetojë.

Kadir Sahiner ishte duke filmuar panoramën që kishte përballë, ndërsa familjarët e tjerë ecnin nëpër pyjet afër fshatit të  Tepekov-it në provincën Artvin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Ndërsa filmonte pamjen, në një moment Kadir pa vjehrrën e tij Pumpul Karademir t’i afrohej skajit dhe të rrëzohej pasi humbi ekuilibrin. Në një moment ajo pengohet në një shkëmb e më pas duken vetëm këmbët e saj në ajër ndërsa ajo rrëzohet drejt fatit të saj tragjik.

Policia dhe mjekët arritën që ta gjenin trupin e të moshuarës pas një ore kërkimesh

Kategoritë
BotaLajme