Kjo është gjendja e foshnjës që u nxjerr pas 128 ore

Foshnja e cila u shpëtua e gjallë nga ekipet e Kocaelit 128 orë pas tërmetit dhe doli nga rrënojat prej tonësh pa gjakosur, përloti gjithë Turqinë. U fol shumë se sytë vezullues të vogëlushes u jepnin shpresë njerëzve pavarësisht gjithçkaje. Deklarata e parë erdhi nga mjekët për foshnjën e vogël, e cila po trajtohej në Adana dhe e ëma dhe babai i të cilit nuk mund të kontaktoheshin ende.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të pandërprera në ditën e 8-të pas tërmeteve të dyfishta në Kahramanmaraş. Ndërkohë që skuadrat ishin në garë me kohën për të shpëtuar ata që ndodheshin nën rrënoja, sipas deklaratës së AFAD-it, numri i personave që humbën jetën arriti në 30 mijë.

Foshnja qëndroi për 128 orë nën pirgje betoni në lagjen Antakya të Hatajit. Pavarësisht gjithçkaje, sytë e shkëlqyeshëm të foshnjës së vogël, të nxjerrë nga grumbujt e rrënojave, u dhanë shpresë të gjithëve.Nurşah Keskin, Zëvendës Kryemjeke e Spitalit të Trajnimit dhe Kërkimit të Qytetit Adana, e cila është specialiste pediatrike, informoi se nëna dhe babai i foshnjës nuk mund të kontaktoheshin ende.

Keskin tha: “Fëmija ynë ishte nën rrënoja për 5 ditë. Më pas u soll në spitalin tonë me ambulancë. Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë.

 

Kategoritë
BotaLajme