Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë bukën e thekrës si një shtesë të përshtatshme për dietën e humbjes së peshës, duke këshilluar që ajo mund të konsumohet çdo ditë në sasi të moderuara.
Fondacioni Spanjoll i Ushqyerjes ka theksuar përfitimet shëndetësore të llojeve të ndryshme të bukës, duke veçuar bukën e thekrës si veçanërisht të dobishme.
Ata shprehen:“Buka e thekrës dallohet për përmbajtjen e saj të ulët të yndyrës – 3.3 gram për 100 gram produkt – gjë që e bën të dobishme për ata që duan të humbin peshë ose të reduktojnë marrjen e kalorive. Për më tepër, përmbajtja e saj me fibra ndihmon në ndjenjën e ngopjes dhe përmirëson tretjen. Ajo gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit ‘të keq’, të njohur si LDL kolesterol, duke parandaluar problemet kardiovaskulare përmes mbajtjes së arterieve të pastra.”
“Buka e thekrës është e pasur me fosfor, i cili forcon kockat dhe dhëmbët, gjë që është e dobishme për personat e moshuar, por edhe për ata që janë ende në rritje. Ajo gjithashtu përmban minerale si hekuri, kalciumi, seleni dhe natriumi, si dhe acide yndyrore të shëndetshme. Këto përbërës forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë metabolizmin, gjë që mund të jetë shumë e dobishme për dieta vegjetariane ose vegane.”
Tharmi i thekrës ndihmon mikroorganizmat në zorrë të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, ndër të tjera përfitime. Gjithashtu, është zbuluar se kur konsumojmë bukë të thekrës, niveli i sheqerit në gjak bie më ngadalë, gjë që është shumë pozitive për shëndetin tonë.
Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë bukën e thekrës si një shtesë të përshtatshme për dietën e humbjes së peshës, duke këshilluar që ajo mund të konsumohet çdo ditë në sasi të moderuara.