Futbollisti holandez Anwar El Ghazi, i cili mbështeti publikisht Palestinën, u shkarkua nga klubi gjerman Mainz.
28-vjeçari El Ghazi, i cili këtë sezon mbërriti në Mainz si lojtar i lirë, e quajti gjenocid sulmin e Izraelit ndaj Gazës dhe për pasojë humbi punën.
“Kjo nuk është luftë. Kur njëra palë i ndërpret ujin, ushqimin dhe rrymën tjetrës, atëherë nuk është luftë. Kur njëra palë ka armë bërthamore, nuk është luftë. Kur njëra palë financohet nga miliarda dollarë, atëherë ajo nuk është luftë. Kur njëra palë përdor imazhe të AI për të përhapur dezinformata për një tjetër, atëherë nuk është luftë. Kur mediat sociale censurojnë përmbajtjen e njërës palë dhe jo tjetrës, atëherë nuk është luftë. Ky nuk është një konflikt dhe është jo lufte.Ky eshte gjenocid dhe shkaterrim masiv dhe ne jemi deshmitare qe po ndodh live.Nga lumi ne det Palestina do te jete e lire!”, ka shkruar ish-lojtari i Aston Villa.
Mainz fillimisht e pezulloi dhe e detyroi të fshinte mesazhin. Pas nëntë ditësh, drejtuesit e Bundesligës gjermane morën vendimin përfundimtar për fatin e tij dhe vendosën ta shkarkojnë.
“El Ghazi mori një qëndrim për konfliktin Izrael-Palestinë që klubi nuk mund ta toleronte. Përfundimi u ra dakord pas një diskutimi të detajuar midis drejtuesve të klubit dhe lojtarëve. Mainz respekton perspektiva të ndryshme për konfliktin në Lindjen e Mesme, por distancohet nga përmbajtja e postimit që nuk është në përputhje me vlerat e të njëjtit”, kanë thënë nga Premierliga gjermane.