Kjo vajzë ka mbijetuar 10 ditë nën rrënojat e tërmetit në Turqi

Një vajzë është shpëtuar 248 orë pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

17-vjeçarja Aleyna Olmez u nxor nga rrënojat në Kahramanmaraş, një qytet jugor pranë epiqendrës së tërmetit.

Aleyna mbijetoi, e plagosur dhe në kushte të motit të ftohtë, për 10 ditë.

Më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Tuqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë.

Ende nuk ka një shifër të saktë se sa njerëz janë ende të zhdukur.

Kategoritë
BotaLajme