Klienti nxjerr armën dhe qëllon grabitësin në restorant, më pas i kthen paratë e vjedhura te të zotët

Një klient në një restorant meksikan në Houston vrau një grabitës të enjten vonë në mbrëmje.

Dëshmitarët i thanë policisë se një burrë i veshur me maskë hyri në restorant dhe u drejtoi një armë klientëve, duke kërkuar paratë e tyre.
Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë grabitësin, duke e vrarë atë, sipas pamjeve të sigurisë.

Më pas klienti mori të gjitha paratë që kishte marrë grabitësi dhe ua ktheu klientëve të tjerë përpara se të largohej nga lokali.Kur mbërritën forcat e para të policisë, e gjetën grabitësin të vdekur.

Blutë u shprehën se ai ishte një I ri rreth të 20-ave, por identiteti i tij nuk është zbuluar ende.

Kategoritë
BotaLajme