Klubet norvegjeze të futbollit preferojnë të mos përdorin sistemin VAR

Rezultatet e votimit tregojnë se 19 pjesëmarrës e mbështetën idenë e heqjes së VAR-it, ndërsa 13 preferuan vazhdimin e përdorimit të tij.

Klubet më të mira norvegjeze të futbollit votuan për të hequr sistemin e video-asistimit për arbirtat, të njohur si VAR (Video Asistent Referee), gjë që potencialisht mund ta bëjë Norvegjinë vendin e parë në Evropë që ndërmerr një hap të tillë.

“Ne shohim se kjo teknologji ka potencial, por ne gjithashtu shohim përmes diskutimit të sotëm dhe votimit pasues që shumica e klubeve tona besojnë se versioni aktual i VAR-it nuk funksionon mjaft mirë”, tha Cato Haug, Kryetar i Bordit të Norsk Toppfotball.

Sipas njoftimit të Norsk Toppfotball, rezultatet e votimit tregojnë se shumica e klubeve në ligat norvegjeze Eliteserie dhe OBOS nuk duan të vazhdojnë me përdorimin e VAR-it në futbollin norvegjez.

Rezultatet e votimit tregojnë se 19 pjesëmarrës e mbështetën idenë e heqjes së VAR-it, ndërsa 13 preferuan vazhdimin e përdorimit të tij.

Norsk Toppfotball është organizata që përfaqëson 32 ekipet e futbollit që marrin pjesë në dy divizionet kryesore të Norvegjisë.

Më herët, Federata Suedeze e Futbollit vendosi të mos përdorë sistemin VAR.

Kategoritë
Sport