Klubi i Biçiklistëve ”Pro Bike Prizren” shpërndan pasionin për çiklizmin dhe shëndetin në komunitet

Klubi i Biçiklistëve Pro Bike Prizren në kuadër të projektit ;Çiklo Sot, Çiklo për Shëndet; e mbështeturnga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Komuna e Prizrenit ka realizuar një workshop mbi ndikimin e çiklizmit në shëndetin e njeriut.

Në një komunikate për media nga Pro Bike Prizren shkruhet se projekti ka inkurajuar individët të përqafojnë çiklizmin si një mjet për të përmirësuar shëndetin e tyre fizik. Përmes sesioneve informative dhe praktike të workshopit, pjesëmarrësit kanë mësuar vlerat e aktivitetit fizik të rregullt dhe shëndetit kardiovaskular nga Prof. Ass. Dr. Bernard Tahribegolli, specialist i mjekësisë sportive dhe koordinator në Agjencinë Kosovo Anti-Doping (KosADA). Prezantimi nga Dr. Tahirbegolli ka ofruar informacion të vlefshëm rreth rëndësisë së shëndetit të zemrës, sistemit kardiovaskular dhe sistemit muskulaturë në përgjithësi.

Në pjesën e dytë të workshopit ligjërues ishte Sportisti Veteran Kompititiv, Edis Krusha i cili ka folur për çiklizmin në përgjithësi si një hobi dhe një sfidë garues. Ai po ashtu ka theksuar metodat e përgatitjes për gara dhe zhvillimin e kondicionit si element kryesor për sport-bërje. Krusha ka folur edhe për rregullat e sigurisë rrugore dhe praktikat e duhura për të udhëtuar me biçikletë në rrugët e qytetit. Ndërsa në pjesën e tretë të workshopit, serviseret Agon Hukallo dhe Salaydin Kapicik kanë folur për mësimet ne lidhje me mirëmbajtjen dhe servisimin e biçikletës.
Pjesëmarrësit kanë fituar njohuri të rëndësishme rreth mirëmbajtjes së duhur dhe servisimit bazik të biçikletës.

Në fund të workshopit pjesëmarrësit janë certifikuar dhe kanë pasur mundësinë për të demonstruar çiklizmin e sigurt në turin e organizuar me biçikleta rreth qytetit të Prizrenit.
Sipas Kryetarit të klubit, Mustafa Mani, ky projekt ka arritur të sensibilizojë komunitetin për rëndësinë e stilit të jetesës të shëndetshëm dhe ka ofruar njohuri të rëndësishme dhe aftësi për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien personale përmes çiklizmit. Vlen te theksohet se projekti “Çiklo sot, Çiklo për Shëndet!” do të vazhdojë me info-sesione dhe
kampanja ndërgjegjësuese edhe në të ardhmen.

Kategoritë
LajmeVendi