Endri Çekiçi nuk do të jetë më pjesë e Pendiksporit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mesfushori u transferua në vitin 2023 tek Pendikspor dhe gjatë 2024-ës dhuroi vetëm një asist dhe asnjë gol.
“Faleminderit Endri Çekici!
Dëshirojmë të falënderojmë Endri Çekiçin për kontributin e tij në Pendikspor dhe t’i urojmë suksese në pjesën tjetër të karrierës së tij”, njofton klubi turk.