Klubi turk Sivasspor mbërrin në Kosovë për ndeshjen me Ballkanin

Klubi turk Demir Grup Sivasspor ka mbërritur në Kosovë në kuadër të ndeshjes me Ballkanin në javën e katërt të UEFA Ligës së Konferencës.

Klubi turk Demir Grup Sivasspor ka mbërritur në Kosovë në kuadër të ndeshjes me Ballkanin në javën e katërt të UEFA Ligës së Konferencës.

Në njoftimin e bërë nga klubi thuhet se ekipi “kuq e bardhë” me një ekip prej 19 personash nga Aeroporti i Istanbul-it është nisur drejt Prishtinës me avion privat të Türk Hava Yolları ndërsa më pas ka kaluar në hotelin ku do të qëndrojnë.

Sivasspor me trajnimin e fundit që do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të përfundojë përgatitjet për ndeshjen.

Ballkani dhe Sivasspor do të përballen nesër në ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Arbitri i ndeshjes do të jetë Manuel Schuettengruber nga Federata Austriake e Futbollit.

Futbollistët në skuadrën e Sivasspor-it janë si në vijim:

“Ali Şaşal Vural, Muammer Yıldırım, Baver Kuçkar, Uğur Çiftçi, Caner Osmanpaşa, Aaron Appindangoye, Murat Paluli, Dimitrios Goutas, Mehmet Albayrak, Kaan Onaran, Hakan Arslan, Robin Yalçın, Erdoğan Yeşilyurt, Clinton N’Jie, Dia Saba, Max Gradel, Charis Charisis, Mustapha Yatabare, Karol Angielski”.

Kategoritë
Sport