Koalicioni për Familjen vazhdon befasinë – entuziazëm i madh në Prizren

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me entuziazëm, Prizreni u bë sonte dëshmitar i një mbështetjeje të fuqishme për Koalicionin për Familjen, duke konfirmuar se kjo lëvizje politike po shndërrohet në befasinë më të madhe të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Qindra qytetarë prizrenas u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj Koalicionit, i cili ka vendosur në qendër të platformës së tij mbrojtjen e familjes tradicionale dhe vlerave të saj.

Pjesëmarrësit e këtij tubimi manifestuan entuziazëm të jashtëzakonshëm për programin politik të Koalicionit për Familjen, duke shprehur besimin e tyre se kjo forcë mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

Me një energji të re dhe një vizion të qartë, Koalicioni për Familjen vazhdon të fitojë zemrat e qytetarëve në mbarë vendin, duke e bërë atë një faktor gjithnjë e më vendimtar në skenën politike.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi