Koci: Loja që po na bëhet me viza lidhet me Borellin e Lajçakun

Avokati kosovar, Arianit Koci ka thënë se loja që po bëhet me Kosovën për viza lidhet me përfaqësuesin e lartë të BE’së për politikë të jashtme, Joseph Borrell dhe emisarin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Përmes një postimi në Facebook, Kosi tha se Borrell dhe Lajcak e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë.

Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën. Spanja sot e ka bllokuar liberalizimin e vizave. Spanjolli Josep Borell dhe sllovaki Miroslav Lajčák, në një mënyrë e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë. Prandaj, asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet të qëndrojnë në postet e tyre, në raport me Kosovën“.

Sipas tij, derisa Borrell e Lajcak janë në këto pozita, atëherë nuk do të ketë marrëveshje të favorshme për Kosovën.

Borell dhe Lajčâk go home! Derisa janë këta dy në lojë, asnjëherë nuk do të ketë marrëveshje të favorshme për neve.

Kjo edhe po dëshmohet me lojën që po na bëhet me liberalizimin e vizave, sado që po thuhet se liberalizimi dhe negociatat me Serbinë, janë dy gjëra të ndryshme”.

Kategoritë
LajmeVendi