Qeveria e Kosovës e ka bërë të ditur vlerën e koeficientit në Ligjin e Pagave, i cili do të jetë 105 euro. Ligji që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.
Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.
Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18. Paga më e lartë do të jetë ajo e presidentit me koeficientin 18, apo 1890 euro.
Këto janë koeficientet për të gjithë punëtorët e sektorit publik
Disa prej pagave në sektorin publik:
Presidenti 1890 euro
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 1837.5
Kryetari i Kuvendit 1785 euro
Kryeministri 1785 euro
Deputet 1722 euro
Ministër 1722 euro
Zëvendësministër 1554 euro
Kryetari i kryeqytetit 1575 euro
Kryetari i komunës me mbi 100 mijë qytetarë 1365 euro
Kryetari i komunave deri 10 mijë qytetarë 1239 euro
Kryetari i Gjykatës Supreme 1785
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës 1732.5 euro
Gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro
Kryeprokurori 1785
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 1732.5
Prokuror nga 1344 deri në 1260
Komandanti i FSK-së 1575
Ushtar 588
Rekruti 210
Drejtori i policisë 1522.5
Polici 525
Polic i ri 472.5
Kadet 210
Komandanti i brigadës së zjarrfikësve 735
Zjarrfikës 525
Zjarrfikës praktikant 420
Drejtori i doganës 1522.5
Zyrtar doganor nga 987 në 682.5
Rektori 14.2 = 1491
Dekani 1344 euro
Profesori i rregullt 1302 euro
Drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë 661.5 euro
Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët 651 euro
Mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë 609 euro
Mësimdhënësit në fillore dhe të mesme të ulët 588 euro
Edukator 535.5 euro
Drejtori i SHSKUK-së 1470 euro
Mjek specialist 1260 euro
Mjek i përgjithshëm 777 euro
Kryeinfermier 672 euro
Infermierët nga 588 deri në 535.5