Kolinda Grabar-Kitarović është shfaqur me kostume kombëtare në ndeshjen mes Kroacisë dhe Kanadasë

Kolinda Grabar-Kitarović është shfaqur me veshje kombëtare në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Kanadasë në Kupën e Botës.

Ajo është fotografuar në tribuna duke biseduar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Ajo pak ditë më parë ka vizituar Posudionica dhe punishten e kostumeve popullore, e cila ndodhet në Zagreb.
“Sot ka ardhur si mysafire Kolinda Grabar Kitarović, e cila ka huazuar një kostum Posavina nga koleksioni ynë për udhëtimin e ardhshëm zyrtar”, kanë shkruar ata më herët në profilin e tyre në Instagram.

Ish-presidentja e Kroacisë ka mbërritur në Katar pak orë më parë.

“Një atmosferë e mrekullueshme në tregun Souq Waqif me tifozë futbolli nga e gjithë bota. Ne po luftojmë në fushën e Kupës së Botës, por festojmë miqësinë në çdo moment. Sa e mrekullueshme të ndjehesh kaq i sigurt dhe i mirëpritur! Faleminderit të gjithëve për miqësinë dhe mbështetjen tuaj për Kroacinë!”, tha ajo.

Kategoritë
Sport