Kolonizuesit rusë po largohen nga Krimea, thonë se ishin duke kaluar mirë dhe ankohen

Shumë kolonë rusë, që erdhën të jetojnë në këtë gadishull pas pushtimit të dhunshëm rus të vitit 2014, kanë filluar të largohen nga Krimea pas sulmeve të ushtrisë ukrainase.

Ushtria ukrainase ka filluar sulmet edhe mbi Krime, në përpjekje për të kthyer nën kontroll këtë pjesë të territorit të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Në video të postuar në media sociale, shihet se si një grua qan teksa ajo ankohet se ishin “duke kaluar mirë në Krime” dhe se po ambientoheshin.Rusia transferoi 1 000 000 qytetarë rusë në Krime pas aneksimit për të zëvendësuar popullsinë vendase, e cila pjesërisht u largua nga Krimea dhe pjesërisht u shtyp, arrestua, u dënua apo u zhvendos dhe pronat e të cilëve u sekuestruan.Nuk ka asgjë të re në këtë politikë të Rusisë. Në vitin 1944, tatarët e Krimesë u dëbuan masivisht nga Krimea në Siberi dhe Azinë Qendrore. Atyre iu ndalua kthimi në shtëpi. Në të njëjtën kohë, Moska u bëri thirrje rusëve etnikë që “të shkojnë dhe të vendosen në tokat e pasura të Krimesë. Atyre u dhanë toka të tatarëve.

Kategoritë
BotaLajme