Vëzhguesit e yjeve në të gjithë globin kanë arritur të kapin në foto “kometën e shekullit” ndërsa ajo lëvizte nëpër hemisferën veriore të planetit tonë. Kometa A3, e njohur gjithashtu si Tsuchinshan-ATLAS, nuk i zhgënjeu astronomët, të cilët po parashikonin se sa e ndritshme dhe e dukshme mund të ishte ajo pasi u afrua afërsisht 70,811,136 kilometra nga Toka.
Fotot nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Azia treguan kometën brenda sistemit të brendshëm diellor, shkruan skynews
Bëhet e ditur se fenomeni ndodh afërsisht çdo 80,000 vjet.
Besohet se kometa erdhi nga Reja Oort – një guaskë sferike gjigante që rrethon sistemin tonë diellor dhe përmban miliarda objekte duke përfshirë kometat – sipas Shoqërisë Mbretërore Astronomike (RAS).
Ajo u zbulua në mënyrë të pavarur në janar të vitit 2023 nga dy observatorë – Observatori Tsuchinshan i Kinës dhe ATLAS i Afrikës së Jugut – dhe u emërua pas tyre.
Kometa A3 ishte më parë e dukshme nga Toka midis 27 shtatorit dhe 2 tetorit kur udhëtoi nëpër hemisferën jugore.