Kompania ajrore gjermane tha se grupi i saj i linjave ajrore nuk do të kryejë fluturime për në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv deri më 15 dhjetor
Lufthansa’ ka njoftuar një tjetër zgjatje të ndalimit të fluturimeve për në Izrael, duke përmendur situatën e vazhdueshme të tensionuar të sigurisë në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Kompania ajrore gjermane tha se grupi i saj i linjave ajrore nuk do të kryejë fluturime për në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv deri më 15 dhjetor.
Ky pezullim i zgjatur zbatohet për kompanitë ajrore ‘Austrian Airlines’, ‘Sëiss International Air Lines’ dhe ‘Brussels Airlines’.
Vetë kompania ‘Lufthansa’ me bazë në Gjermani ka vendosur të anulojë të gjitha fluturimet drejt dhe nga Izraeli për pjesën e mbetur të vitit, duke përmendur arsye operacionale. Më herët, fluturimet drejt dhe nga Tel Avivi ishin pezulluar deri më 25 nëntor.
Kompania gjermane gjithashtu njoftoi se lidhjet me kryeqytetin libanez Bejrut do të mbeten të pezulluara deri në fund të muajit shkurt, ndërsa fluturimet për në kryeqytetin iranian Teheran janë anuluar deri më 31 janar të vitit 2025.
Ky vendim vjen si pjesë e vlerësimit të vazhdueshëm të grupit të linjës ajrore gjermane për situatën e sigurisë në rajon, e cila ka qenë e paqëndrueshme që nga shpërthimi i konfliktit në muajin tetor.