Kompania amerikane prezanton robotin e parë me një snajper të montuar në trup

Kompania e specializuar për robotët e ushtrisë, Ghost Robotics, së fundmi ka prodhuar robotin në të cilin është montuar një pushkë snajper.

Mediat e huaja bëjnë me dije se arma e njohur si Spur është prodhuar nga kompania Sword International. Kjo kompani këtë armë e përshkruan si “pushkë për qëllime dhe misione speciale”.

Ndërkaq përmes një postimi në rrjetin social Twitter Ghost Robotick ka publikuar foto nga ky robot.

“SPUR është dizajnuar për shkrepje precize nga një platformë e automatizuar siç është roboti Vision-60 që prodhohet nga Ghost Robotics. Falë sensorëve të avancuar, SPUR mund të funksionojë në kushte të ndryshme, si natën ashtu edhe ditën”, thuhet ndër tjera në deklaratën për mediat.

Megjithatë, nuk dihet shkalla e autonominë të robotit të armatosur si dhe nëse do të kontrollohet nga njeriu. Ajo çfarë dihet që kjo pushkë përdor plumba të kalibrit 6.5 milimetra që janë zhvilluar për shkrepje nga distanca të mëdha.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji