Kompania e fluturimeve ofron transport falas të barnave nga shtetet e BE-së në Kosovë

Kompania Eurokoha dhe Kosova Arilens, ka njoftuar sot për një iniciativë mjaft domethënëse për të ndihmuar shëndetësinë në vend.

Kjo kompani ka njoftuar se është e gatshme të ofroj transport të barnave falas nga Gjermania dhe Zvicra drejt Kosovës, me qëllim që të ndihmojë furnizimin me barna esenciale shëndetësinë në vend, transmeton Zeri.info.

Tutje thuhet se kjo iniciativë bëhet në përkrahjen e fushatës së grupit “Besa Besë” “Mos Bli Prodhime Serbe”./Zëri

Njoftimi i plotë i kompanisë: 

Duke parë vështirësitë e shpeshta me të cilat përballen qytetarët e Kosovës me furnizim me barna esenciale, kompania Eurokoha dhe Kosova Airlines ka vendosur të marrë një iniciativë që ka për qëllim të ndihmojë në furnizim me barna nga vendet e BE-së.

Eurokoha dhe Kosova Airlines për këtë qellim, njofton se ofron transportin FALAS të gjitha barnave që kanë destinacion Kosovën e që vinë nga Gjermania [Sttutgart, Munchen, Hamburg, Hanover, Frankfurt, Dusseldorf, Nurnberg] dhe Zvicra [Geneva, Zurich, Basel].

Për këtë qëllim Eurokoha dhe Kosova Airlines është e gatshme që të bashkëpunojë me institucionet përkatëse shtetërore në mënyrë që të kryejë transportin FALAS drejt Kosovës të barnave esenciale.

Kjo do të bëhet me qëllim që qytetarët e Kosovës të furnizohen me barna të sigurta nga këto vende të BE-së.

Kjo iniciativë bëhet në përkrahjen e fushatës së grupit “Besa Besë” “Mos Bli Prodhime Serbe”.

Eurokoha & Kosova Airlines gjithmonë pranë jush!

#eurokoha #kosovaairlines

 

Kategoritë
LajmeVendi