Kompania gjermane paralajmëron reduktim të vendeve të punës/ Rreth 8,250 punonjës më pak për vitin e ardhshëm

Kompania prestigjoze gjermane ‘Bosch’ ka paralajmëruar se do të reduktojë vendet e punës vitin e ardhshëm.

Një zëdhënës i kompanisë ka bërë me dije se do të reduktojë rreth 8,250 vende pune në nivel global përgjatë 2025.

Këto shkurtime do të ndodhin në sektorin të quajtur “Mobiliteti”, i cili furnizon me pjesë prodhuesit e makinave në mbarë botën, ndërsa ky biznes përballet me kërkesë të ngadalshme, kosto të larta dhe konkurrencë në rritje.

“Sektori i mobilitetit po kalon një transformim të thellë. Mjedisi i vështirë ekonomik dhe transformimi i vazhdueshëm në industrinë e automjeteve po na paraqesin sfida të mëdha. Është e rëndësishme për ne të mbetemi konkurrues në këto kushte”- cilësoi kompania.

Shkurtime të planifikuara, disa prej të cilave u njoftuan më herët këtë vit, përbëjnë pothuajse 2% të forcës punëtore globale të Bosch, e cila numëronte pak më shumë se 429,000 punonjës në fund të vitit 2023.

Kategoritë
Ekonomi