Kompania Kalashnikov në 2022 realizoi prodhimin më të lartë të armëve në 20 vitet e fundit

“Kompania vitin e kaluar ka rritur prodhimin e armëve me 40 për qind në krahasim me vitin 2021”, thuhet në deklaratë

Kompania ruse e mbrojtjes “Kalashnikov” njoftoi se në vitin 2022 ka arritur prodhimin më të lartë të armëve në 20 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e kompanisë thuhet se vitin e kaluar kompania ka rritur prodhimin e armëve me 40 për qind në krahasim me vitin 2021.

Më tej thuhet se vitin e kaluar kompania ka përmbushur 45 porosi prodhimi për vendin, si dhe janë realizuar 25 porosi në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik.

Në njoftim u theksua se këto janë porositë më të mëdha që janë realizuar në historinë e kompanisë, si dhe theksohet se prodhimi i armëve ka arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit.

Kalashnikovi, i njohur gjithashtu si AK-47, u projektua në vitin 1947 nga Mikhail Kalashnikov, si pushka e parë automatike në botë.

Kategoritë
BotaLajme