Kompletohet shtabi teknik i Kosovës A në basketboll, Ilir Selmani ndihmës i Hadar

Federata e Basketbollit e Kosovës ka kompletuar shtabin teknik te Kombëtarja A e Kosovës.

Një ditë pasi prezantuan trajnerin e ri, Rami Hadar, FBK-ja njofton edhe për ndihmësit e trajnerit izraelit, shkruan lajmi.net.

Në mesin e ndihmëstrajnerëve është edhe trajneri i KB Trepçës, Ilir Selmani.

Bujar Loci, Ilir Selmani, Dritëro Sefaja janë ndihmëstrajner, ndërkohë ndihmëstrajner dhe skautim ëshë Andin Rashica, ndërkaq Mehmet Ugur është emëruar trajner kondicional.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 41 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që, krahas trajnerit Rami Hadar, të emërojë anëtarët e Shtabit Profesional të Përfaqësueses A të Kosovës si në vijim:

Bujar Loci – Ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Kosovës;

Ilir Selmani – Ndihmëstrajner;

Dritëro Sefaja – Ndihmëstrajner;

Andin Rashica – Ndihmëstrajner/Skautim;

Mehmet Uğur – Trajner kondicional.

Për shkak të analizave të lojës, lojtarëve, përgatitjes së stërvitjeve individuale dhe grupore, përcjelljes së lojtarëve të rinj në Përfaqësueset e Reja të Kosovës, përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Rami Hadar, ka propozuar dhe Bordi i FBK-së ka miratuar anëtarët e Shtabit Profesional të profileve të lartpërmendura.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU.

Kategoritë
Sport