Komuna e Gjilanit ka marr vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike
Në njoftim shtohet edhe se ndalesa vlen për periudhën 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025.
Postimi i plotë:
Komuna e Gjilanit merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve
Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve).
Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.
Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.
Për zbatimin e saj, kujdeset Drejtoria e Inspeksionit dhe policia.