Komuna e Mitrovicës së Jugut ka udhëzuar qytetarët e Mitrovicës të kenë parasysh disa gjëra kur gjenden pranë “Parkut të Energjisë së Erës” në Bajgorë.
Komuna u bën thirrje qytetarëve të mbajnë distancën minimale prej 500 metrash nga turbina e erës për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme, veçanërisht gjatë dimrit.
“Për të shmangur rreziqe të tilla si hedhja e akullit nga turbina dhe objektet që mund të bien”- thuhet në njoftimin e datës 10.03.2025.
Respektimi i kufizimeve të shpejtësisë gjatë vozitjes në hapësirat e Parkut është tjetra këshillë që Komuna jep për qytetarët.
Mes tjerash, Komuna njofton qytetarët t’i lexojnë njoftimet të cilat do të publikohen në vijim në lidhje me këtë çështje.
Duke theksuar se rreptësisht të ndaluara janë hudhja e mbeturina, ndezja e zjarreve dhe ecja jashtë rrugës.
E ngasja jashtë rrugës sipas njoftimit paraqet rreziqe serioze për sigurinë për shkak të terrenit të pjerrët dhe rrezikut të aksidenteve ose përmbysjes së automjeteve dhe dëmton ndjeshëm përpjekjet e vazhdueshme për rehabilitimin dhe rivendosjen e mjedisit natyror në zonën e fermës së erës.
“Ju lutemi sigurohuni që të gjitha automjetet të qëndrojnë në rrugët e përcaktuara për të mbrojtur sigurinë tuaj dhe mjedisin. Kushtojini vëmendje të veçantë: rreziqeve në rrugë, rrëshqitjeve të dheut dhe zonave të cenueshme nga erozioni. Ngasja jashtë rrugës është rreptësisht e ndaluar. Siguria juaj është prioriteti ynë kryesor”- përfundon Komuna e Mitrovicës së Jugut në njoftimin e lëshuar më 10.03.2025.