Komuna largon shitësit ilegalë, liron gjysmë hektari të stacioni i Trenit – Rama: Do të krijohet hapësirë e gjelbëruar

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama bashkë me Drejtorinë e Inspekcionit, Florian Dushi kanë marrë pjesë në aksionin e largimit të shitësve ilegalë afër stacionit të trenit, raporton Ekonomia Online.

Kjo hapësirë publike e liruar rreth gjysmë hektari planifikohet të pastrohet nga masivi i mbeturinave inerte dhe mbeturinave te tjera dhe të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar.

Rama, tha se për më shumë se dy vite kjo hapësirë është shfrytëzuar ilegalisht. Sipas tij, janë duke u munduar që në kryeqytet të sjellin rregull që munguar për shumë kohë.

“Pas një periudhe më shumë se dy dekada që kjo hapësirë në qendër të Prishtinës shfrytëzohet ilegalisht tash po i rrënojë disa ndërtime të cilat kanë qenë pa leje. Kemi pasur ankesa të shumta nga qytetarët”.

“Si rezultat i planifikimeve tona të transformimit të kryeqytetit edhe shtimit të hapësirave të gjelbërua tash po i’a dhurojmë kryeqytetit edhe një park të ri i cila ka me qenë më i madh se gjysmë hektarë e cila do të shfrytëzohet edhe prej lagjes Arbëria edhe prej kësaj pjese. Është një punë fantastike që po bëhet prej Drejtorisë së Inspekcionit edhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Parqeve”.

“Të gjitha zonat që janë ilegalisht të uzurpuara tash po lirohen. Deri tash kemi pasur vetëm ndërtime, nuk është menduar për hapësira të gjelbërua, tash me intervenime të shumta në gjitha pjesët e kryeqytete kjo është duke ndodhur. Kemi shpall një luftë kundër ilegalitetit e cila e ka pru Prishtinën në një gjendje e cila ka qenë. Jemi në drejtorin e Inspekcionit duke e shtuar stafin, inspektorët”, tha ai.

Drejtori i Inspekcionit Florian Dushi, tha se prioritet e kanë lirimin e hapësirave të shfrytëzuara ilegalisht.

Dushi tha se kanë ndërmarr të gjitha hapat ligjorë në raport me personat që kanë qëndruar ilegalisht në atë pjesë.

“Fillimisht kemi intervenuar në këtë pjesë që është prone e kryeqytetit. Si drejtori e Inspekcionit kemi marr krejt hapat ligjor në raport me personat që kanë qëndruara ilegalisht këtu”, tha ai.

Donika Qeta, drejtoreshë e Parqeve në Komunë e Prishtinës, tha se kjo hapësirë e liruar do rregullohet në bazë të kërkesave të qytetarëve.

“Në varësisht nga kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohet dhe do të konceptohet sipërfaqja pastaj do të implementojmë një park që ka me qenë i përbashkët për banorët e dy lagjeve”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeVendi